Bllokimi i domateve me pesticide, Braçe: Ky është kr*m me ushqimin! Ministria e Bujqësisë ka qepur gojën
Deputeti i PS-së, Erion Braçe flet për bllokimin nga Kroacia të domates nga Shqipëria me pesticide mbi normën e lejuar.
Reagimi i plotë
Dua të them që në krye të herës, mbështes plotësisht ndëshkimin e çdo bujku që përdor pesticide mbi normë në procesin e prodhimit të perimeve e frutave; kjo duhet realisht të ndëshkohet si krim me ushqimin! Ndaj e kuptoj rastin e sotëm të policimit të prodhimit të domates dhe të domates vetë. Ajo që meriton sqarim, shpjegim, ka të bëjë me të gjithë këta që kanë nisur këtë fushatë të poshtër kundër prodhimit vendas, duke thënë “na helmuan; helmuan dynjane”, etj. E para që dua të them: përdorimi i pesticideve për mbrojtjen e bimës e të frutit në Republikën e Shqipërisë është i ligjshëm, gjithmonë në bazë të normave dhe afateve të përcaktuara me ligj.
Po kaq i ligjshëm është përdorimi i pesticideve edhe në çdo vend rreth nesh, në Europë e më gjerë; pra, po të bënin autoritetet e kësaj qeverie analiza për perimet e frutat që vijnë, për shembull, nga Greqia, Turqia etj., do të gjenin prezencën e pesticideve në to, pa asnjë dyshim! Në anën tjetër, ne nuk prodhojmë pesticide këtu; kemi 35 vjet që nuk prodhojmë gjë të tillë.
Këto prodhohen nga Kroacia e vende të tjera në BE dhe jashtë saj si prodhime të ligjshme. Prandaj, nga Kroacia, Sllovenia e deri në Tiranë, ndaleni histerinë, qetësohuni! Vitin e kaluar i kemi shitur Kroacisë 9,000 ton perime e fruta të shëndetshme; këtë vit mbi 6,000 ton deri tani dhe ky është rasti i parë me ngarkesë pesticidësh mbi normë. Kemi prodhuar mirë, besojeni; ashtu sikundër ka dhe bujq që kanë gabuar dhe duhet të pranojnë ndëshkimin.
Ky sqarim duhet ta kishte bërë Ministria e Bujqësisë, e cila ka qepur gojën; si statistike raporton domaten, por për ta mbrojtur tërësinë e prodhimit vendas hesht. Nuk shkon! Ashtu si nuk shkon heshtja për TVSH-në që akumulohet pafund si humbje; kësaj humbjeje i mbivendoset edhe humbja nga kursi i këmbimit në eksport (prandaj ministria raporton sasinë, jo vlerën). Për shkak të humbjeve, bujku rrezikon të vjelë para afatit të karencës dhe gabon rëndë, nxit 99 Ask ChatGPT të lartë! Duhet ndërhyrë tani, shpejt, sepse humbja po bëhet kolosale, pa kthim. Skema e mbështetjes buxhetore duhet të nxisë dhe të paguajë alternativën: mbrojtjen biologjike, me insekte të bimës e të frutit! Ta duash këtë punë, produktin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

