Bllokohen 28 mijë litra vaj në Elbasan, mungonte fatura tatimore

. Hetimi Tatimor bllokoi në qytetin e Elbasanit 28 mijë litra vaj ushqimor, i cili po transportohej me një trajler  të kompanisë “Bomira shpk”. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se: “vaji ushqimor u bllokua  gjatë kontrollit nga ana e tatimorëve, të cilët konstatuan se në trajler ndodhej sasia e sipërpërmendur por që nuk ishte e shoqëruar nga asnjë faturë tatimore”. Në kushte të tilla, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, është konfiskuar  trajleri me targa “AA 475 IB”, në pronësi të kompanisë “Bomira shpk”, si edhe është bllokuar ngarkesa prej 28 mijë litra vaj ushqimor.  Prej 72 orësh trajleri është i stacionuar para hyrjes së degës së Tatim- Taksave të Elbasanit dhe destinacioni përfundimtar do të jenë magazinat e Rezervave  të Shtetit në Mengël të Elbasanit.

SHKARKO APP