FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokohen në Gjipe, policia shpëton tre turistët gjermanë

Tre turistë gjermanë janë shpëtuar nga policia pasi kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Gjirit të Gjipesë.

Dy vajza dhe një burrë me origjinë gjermane, po eksploronin Gjipenë, por gjatë natës kanë humbur rrugën duke kërkuar ndihmën e policisë.

Gjiri i Gjipesë është një terren i vështirë për tu eksploruar dhe tërheq më së shumti turistët e huaj, që për ta vizituar nuk zgjedhin rrugën nga deti me mjete motorike, por preferojnë ta përshkojnë në këmbë përmes rrugës malore. pas marrjes së informacionit, policia ka nisur aksionin për shpëtimin e tyre që ka zgjatur rreth dy orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni ka qenë i vështirë për shkak të terrenit, ndërkohë që nga sa raportohet nga policia, ndërhyrja është bërë duke i nxjerrë me litar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?