Bllokohet sërish Kakavijë – Janinë. Rruga e pakalueshme nga ora 12:00 deri në 18:00
Lajme E Hënë, 1 Dhjetor 2025 10:40
Bllokohet edhe këtë të hënë aksi Kakavijë-Janinë.
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
KOHA JONË SONDAZH

