FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: S’pres që e mençura Zegjine Çaushi të ketë mençurinë e Dritëroit. Deputetja: Ai që të çon sms në telefon

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi foli në seancën pleanre në Kuvend në lidhje me rritjen e pensioneve, që sipas tij është një tallje me pensionistët, të cilëve u jepet vetëm 60 lekë më shumë në ditë. Ai u shpreh se deputetët e mazhorancës duhet të mësojnë t’i thonë “boll” kryeministrit Edi Rama, ndërsa përmendi edhe deputeten e PS-së, Zegjine Çaushi.

Tedi Blushi: Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje? Dua t’u them pensionistëve të mos mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim.

Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?