Bluzë e verdhë dhe tatuazhe, mbreti i Tailandës në shëtitje, autoritet fshijnë videon

Me bark të zbuluar dhe tatuazhet që i bien në sy, Maha Vajiralongkorn Bodindradebayavarangkun mbreti i Tailandës është fotografuar teksa shëtiste në një qendër tregtare me veshje joformale.

Filmimi fillimisht është postuar në “Facebook” dhe më pas është hequr nga rrjetet sociale, pas presionit të autoriteteve tajlandeze.

Në vend ka dënime të rënda për ata që përpiqen të ofendojnë monarkinë dhe burg deri në 15 vjet.
Videoja e cila është publikuar në 5 maj, ekziston akoma në disa faqe të Facebookut në Tailande dhe autoritet kanë kërcënuar se nëse këto faqe nuk e heqin videon do të marrin masa ligjore, transmeton repubblica.it

I shpallur mbret pas vdekjes së babait të tij në 13 tetor 2016, Vajiralongkorn ka qenë shumë shpesh në qendër të polemikave për shkak të veshjeve të tij aspak të përshtatshme dhe për stilin e saj të jetës shumë larg protokollit mbretëror.

/BW

SHKARKO APP