Bogdani: Zgjedhja e kreut të ri të BKH do bëhet brenda 10 nëntorit. Drejtuesi i ri i SPAK në fillim të dhjetorit

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, u pyet nga deputetët ditën e sotme në Kuvend edhe për procedurat për krerët e rinj të SPAK dhe BKH-së. Bogdani tha se procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të zgjidhet në fillim të dhjetorit.

“Lidhur me procesin e zgjedhjes së drejtuesit të BKH, ne jemi në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme dhe për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth 10 nëntorit do të finalizohet procesi. Ndërsa për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta fillimi i dhjetorit, por jemi duke e disktuar me anëtarët e këshillit. Besoj se do të përfundojë procesi nga fillimi i muajit dhjetor që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës në mënyrë më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 kur mbaron mandati i drejtuesit aktual”, theksoi Bogdani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?