”Boll legalizimit të rrugaçërisë në Kuvend”, Rama paralajmëron rregulla strikte: Opozita merr peng Parlamentin

Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të ndërmarrë një nismë të ngjashme me praktikat e BE-së për zbatimin me rigorozitet të rregullores së Kuvendit. Në fjalën përmbyllëse të takimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama duke hedhur akuza mbi opozitën se po merr peng Parlamentin, shtoi se i duhet thënë stop njëherë e përgjithmonë asaj që ai e cilësoi si legalizimi i rrugaçërisë në Kuvend.

”Duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës parlamentare, për të marrë peng jo Kuvendin, por publikun, për një ose dy orë ku fillon seanca e Kuvendin dhe për të pushtuar sallën e Parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në ata që janë aty thjesht dhe vetëm spektator të një teatri balte. Kjo duhet të ndalojë.

Në asnjë Parlament demokratik të BE-së kjo gjë nuk i lejohet asnjë force politike. Duke qenë se rregullorja e Parlamentit nuk është e shkruar në gur, duke u bazuar te praktikat e BE-së, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë me fjalën pengmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në asnjë Parlament nuk tolerohet goditja në dinjitet e atyre që janë aty të pranishëm. Masat duhet të jenë të menjëhershme, ashtu siç i ka rrëgullorja. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e Kuvendit është bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre që ndjekin Kuvendin”, tha mes të tjerash Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?