Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bonus vere për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Shpërndarja nis nesër

Lajme E martë, 30 Qershor 2026 17:18
Bonus vere për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Shpërndarja nis nesër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pensionistët në të gjithë vendin do të marrin një bonus vere prej 5 mijë lekësh, një mbështetje financiare e miratuar nga qeveria. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e dha lajmin pas mbledhjes së qeverisë. Shpërndarja e bonusit do të nisë që nga dita e nesërme, ndërsa përfitues do të jenë pensionistët sipas kritereve të përcaktuara nga qeveria. Masa synon të lehtësojë kostot e jetesës gjatë sezonit veror dhe vjen si pjesë e paketës së mbështetjes sociale.

”Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari’‘, tha ministrja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ashtu është rritur masa e garancisë sovrane për bizneset. ”Rritet masa e garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve. Ky vendim lidhet me programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” që u dedikohet gjithë bizneseve në Republikën e Shqipërisë. Norma e interesit që do të aplikohet nga bankat do të jetë mesatarisht 2%’‘, tha Ibrahimaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria ndryshon buxhetin, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, mbrojtje, rritje pagash e investime

Të ardhurat dhe shpenzimet rriten me 20.1 miliardë lekë, deficiti nuk ndryshon

Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme të buxhetit arrijnë në 843.1 miliardë lekë, ose 20.1 miliardë lekë më shumë se plani fillestar, një rritje prej 2.4%. Për shkak se të ardhurat dhe shpenzimet rriten me të njëjtën shumë, deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar në 63.7 miliardë lekë. Qeveria synon të ruajë trajektoren rënëse të borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke respektuar rregullat fiskale të parashikuara në Ligjin Organik të Buxhetit.

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 2 minutash
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 1 ore
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 1 ore

Pensionet indeksohen tre muaj më herët

Një nga ndryshimet është përshpejtimi i indeksimit të pensioneve. Në vend që rritja të hynte në fuqi më 1 tetor, siç ishte planifikuar fillimisht, ajo do të zbatohet nga 1 korriku 2026. Për këtë qëllim, Institutit të Sigurimeve Shoqërore i shtohen 872 milionë lekë, të cilat mbulojnë efektin financiar të indeksimit prej 2.7%. Qeveria argumenton se kjo ndërhyrje synon të zbusë më shpejt efektet e inflacionit mbi pensionistët.

4.5 miliardë lekë shtesë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale

Përfituesi më i madh i rishikimit është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila merr rreth 4.5 miliardë lekë shtesë. Paketa përfshin: 750 milionë lekë për dyfishimin e pagesës për 10,720 fëmijë me aftësi të kufizuara, me efekt nga 1 korriku; 674 milionë lekë për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për 14,657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuara, duke filluar nga 1 tetori; 1.5 miliardë lekë për furnizimin me barna onkologjike në spitalet publike; 150 milionë lekë për rritjen e pagave të rreth 400 mjekëve dhe 1,200 teknikëve të shkencave mjekësore në urgjencën spitalore dhe atë parësore; 100 milionë lekë shtesë për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë; 700 milionë lekë për pajisje të reja spitalore, laboratorike dhe zhvillimin e infrastrukturës dixhitale të shëndetësisë.

Mbrojtja përfiton mbi 10 miliardë lekë

Një tjetër përfitues i madh është Ministria e Mbrojtjes. Projekt-Akti Normativ parashikon shtimin e 300 efektivëve të rinj në Forcat e Armatosura; 10.3 miliardë lekë shtesë për shpenzime operative dhe investime. Me këtë financim, buxheti i mbrojtjes arrin në 2.6% të PBB-së, ndërsa shpenzimet “Core Defence” arrijnë në 2.2% të PBB-së, duke përmbushur objektivat e NATO-s.

Arsimi merr fonde shtesë

Për Ministrinë e Arsimit parashikohen rreth 750 milionë lekë shtesë. Fondet do të përdoren për programin e Arsimit Bazë; financimin e teksteve falas; mbështetjen e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime për studentët; 250 milionë lekë investime në shkolla dhe universitete.

Policia dhe Gjendja Civile marrin fonde shtesë

Ministrisë së Brendshme i shtohen 664 milionë lekë. Nga këto 378 milionë lekë shkojnë për Policinë e Shtetit për indeksimin e pagave dhe shtesat mbi pagë; 100 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemit “Live Scanner”; 286 milionë lekë për punonjësit e Gjendjes Civile pas riorganizimit të strukturave; 30 milionë lekë për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe prefekturat.

Mbështetje për biznesin dhe start-upet

Ministrisë së Ekonomisë i shtohen rreth 1.6 miliardë lekë. Ndër masat kryesore janë 300 milionë lekë për skemën e granteve “Start-Up Albania”, pasi numri i aplikimeve është trefishuar; 80 milionë lekë për garancitë e programit “Dyfisho Biznesin Tënd”; rreth 190 milionë lekë për krijimin e një shoqërie të re shtetërore që do të administrojë ndërmarrjet në likuidim. Gjithashtu zgjerohet edhe Garancia Sovrane, e cila nuk do të kufizohet më vetëm tek fermerët, por do të mbështesë edhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë sektorët e ekonomisë, siç është njoftuar më herët.

6.5 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit

Një nga zërat më të mëdhenj të investimeve është ai për Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Institucioni përfiton 6.5 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti; 1 miliard lekë shtesë nga financimet e huaja. Fondet do të përdoren për projekte infrastrukturore; blerje makinerish; blerje autobusësh për bashkitë; si edhe financimin e projekteve me ritëm të lartë realizimi.

Etiketat e lidhura

bonus verepensioniste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 2 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 17 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 25 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 25 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.