Bordi i karburanteve, ish-deputeti Shehu: Nismë e ricikluar që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë. I këtij mendimi është ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, për Bordin e Transparencës për Karburantet që rikthehet pas ka vitesh. “Bordet janë mjete propaganda që qeveritë i përdorin për të krijuar perceptimi në publik se ajo është e shqetësuar”, thotë ai për A2 CNN.

Në historinë 35 vjeçare të tranzicionit demokratik të Shqipërisë ka pasur disa borde që janë ngritur, por pa prodhuar rezultate për qytetarët. “Fillon që me bordin apo vendimin e qeverisë për sheqerin në ‘95 për tavanin e çmimit, i cili nuk funksionoi edhe në kushtet e një policie financiare. Edhe më vonë është tentuar dhe janë njoftuar krijime bordesh për të zgjidhur krizën e çmimeve. Bordet janë mekanizëm propagande për të krijuar perceptimin që qeveria po shqetësohet, por janë mekanizma pa zgjidhje”, thotë Shehu.

Megjithëse qeveria argumenton se me ngritjen e Bordit merren masa konkrete për stabilizimin e çmimeve, Shehu nuk është i këtij mendimi. Kjo pasi 4 vite më parë, me Bordin e Transparencës në fuqi, një litër naftë kapi shifrën e mbi 260 lekëve për litër. “Tregtarët nuk shesin naftën që blejnë sot dhe e dyta edhe nëse e shesin, kjo është porositur 6 muaj përpara se nuk është mall që blihet në supermarket, por që bazohet në disa kontrata që në gjuhën teknike quhet future”, thotë Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7344 (61.4%)
Jo 4608 (38.6%)

Vota totale: 11952