Bordi i Transparencës merr vendimin për naftën dhe benzinën, mësohen çmimet e reja

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja për çmimet e karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, më 26 mars, në orën 18:30.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen si rezultat i lëvizjeve në bursën Platts të Mesdheut, ku benzina është ulur me -3.35 dollarë për ton, ndërsa gazoili me -7.1 dollarë për ton krahasuar me datën 25 mars 2026.

Si rrjedhojë, çmimet e vendosura janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil (naftë), i standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 203 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 175 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 163 lekë për litër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?