Borë dhe ngrica në Korçë, Rama: Qarkullimi është i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm
Borë dhe ngrica edhe në qarkun e Korçës dhe sipas kryeministrit Edi Rama, situata është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve dhe sigurinë e qytetarëve. ”Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm”.
Postimi i plotë
Reshjet e borës, të rëna gjatë orëve të fundit, kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.
Punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.
Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave.
Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave.
KOHA JONË SONDAZH

