Nënshkruhen dy marrëveshje në Budapest, Vengu: Forcojmë partneritetin strategjik në mbrojtje dhe inovacion
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi.
“Më 23 shkurt 2026, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe ajo e Hungarisë nënshkruan dy marrëveshje që forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe inovacionit.
Njëra synon intensifikimin e bashkëpunimit civil në mbrojtje, ndërsa tjetra lidh Instituti Hungarez për Kërkim dhe Inovacion në Mbrojtje (VIKI) me Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hapur një kapitull të ri në R&D, shkëmbim ekspertize, trajnime dhe akses në programe europiane.
Një hap konkret për siguri më të fortë, inovacion dhe bashkëpunim mes aleatëve”, shkruan Vengu në një postim në rrjetet sociale.

