FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Borë në pranverë

Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, duke përfshirë kryesisht zonat mbi 1100–1200 metra lartësi.

Sipas raportimeve, gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar.

Situata ka angazhuar strukturat përgjegjëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në zonën e Qafë Thanë, ku gjatë natës trashësia e dëborës ka qenë më e konsiderueshme. Megjithatë, për shkak të temperaturave tipike pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë, duke mbetur kryesisht në zonat malore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në disa prej destinacioneve turistike më të njohura si Dardhë, Voskopojë dhe Boboshticë, si dhe në qytetet Leskovik dhe Ersekë. Por edhe në zonat veriore ka reshje bore, sikurse duket edhe në malin e Dajtit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këto zona, për shkak të lagështirës dhe pranisë së dëborës në segmente të caktuara. Aktualisht, sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk raportohen probleme serioze në qarkullim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?