Borxh deri në 500 mln euro, Shqipëria nga nesër në tregjet europiane

Nga nesër dhe për 3 ditë të tjera Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore europiane për të kërkuar të marrë një borxh që varion nga 300- 500 milionë euro.

Ministri Shkëlqim Cani e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp të paradites së sotme, 26 shtator 2015. –  “Nuk jemi në ngut që të pranojmë çdo kusht” tha Cani ndërsa nënvizoi se një veprim i tillë nuk do të rrit nivelin e borxhit por ky i fundit do të zhvendoset nga borxhi i brendshëm në borxh të jashtëm.

Shkëlqim Cani mbi këtë borxh që synohet të merret, theksoi: – “Ende nuk jemi në vendimmarrje por kjo nuk do të thotë që ne nuk po ecim me variantin A . Ne do të vijojmë për të dalë në treg për të marrë hua. Është bërë njoftimi që ka dalë në tregun ndërkombëtar. Më datën 28 shtator, pra nesër, pasnesër, për katër ditë do të jemi në tregjet kryesore europiane. Pothuajse kemi ndarë mendjen me euro. Ende nuk mund t’ju them a do ta marrim apo jo pasi do të jemi nën gjykim. Nëse do të gjykojmë që normat e interesit janë për ta marrë Eurobondin, sepse shlyerja e Eurobondit në nëntor përfundon dhe ne kemi para për ta shlyer kështu që nuk jemi në ngut apo presion të madh.

Nuk jemi në ngut që të pranojmë çdo kusht. Nuk është vendosur 300 apo 500 milionë euro. Dëshira është të shpëtojmë tregun e brendshme që të mos ndërhyjmë në kredidhënie që ti lëmë hapësirë për biznesin privat. Të hiqet meraku që rritet borxhi. Edhe po e morëm 500 milionë euro do e zhvendosim nga borxhi i brendshëm në borxh të jashtëm, nuk kemi probleme me nivelet e borxhit.”

Shqipëria vazhdon të mbetet problematike sa i përket prodhimit dhe rritjes ekonomike, kjo ngaqë qeveritë shqiptare nuk janë fokusuar kurrë që të investojnë në ato sektorë ku mund të rriten prodhimet dhe automatikisht edhe punësimi. Dhe si të mos mjaftonte kjo, korrupsioni është një anë tjetër e medaljes që detyron Shqipërinë shpesh të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare.   

SHKARKO APP