Botërori U-20, spektakël nga Brazili e Gjermania
Brazili e nisi me fitore Botërorin e 20-vjecarëve, që po zhvillohet në Zelandën e Re, pasi mundi në sfidën e parë të Grupit E, Nigerinë, pas një 90 minutëshi emocionues. Skuadra amerikano-jugore kaloi në epërsi me anë të Gabriel që në minutën e katër, por gjashtë minuta më pas nigerianët arritën të barazonin me Isaac. Skuadra afrikane në mënyrë surprizë kaloi në avantazh me Musa Yahayan, por Gabriel riktheu shifrat në barazpeshë në të 34-tën. Në pjesën e dytë Selesao vulosi fitoren me golat e Boschilla dhe Judivan. Në takimin tjetër të grupit dhe Hungaria arriti një fitore bindëse, pasi mundi 5-1 Korenë e Veriut duke marrë dhe ajo 3 pikët e para. Në Grupin F, Gjermania regjistroi një fitore të thellë duke mundur 8-1 Ishujt Fiji. Për skuadrën europiane spikati Mukhtar, autor i 3 golave dhe Stark që realizoi gjithashtu një dygolësh, ndërsa shtatë gola u shënuan dhe në sfidës mes Uzbekistanit dhe Hondurasit, me këtë të dytën që fitoi 4-3 falë dy golave të Bryan Rochez.