Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…
Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur troç dhe i ashpër për ministrat e qeverisë ”Rama 4”, gjatë intervistës me Grida Dumën në “Top Story”. Ai thotë se shqetësimi i tij për buxhetin, është që duhet të shpenzohen paratë publike.
“Zbatimi i buxhetit. Kemi 2 vite që kemi lënë para pa përdorur. Vitin që shkoi lamë 450 mln euro pa përdorur. Janë mbi 1 mld euro që duhet përdorur për 2 muaj. Mendoj nënat që kanë fëmijët me spektrin autorik, u duhen mbuluar minimalisht sigurimet.
Unë jam mu në mes të Tiranës dhe kam nevojë për infrastrukturë në spitale, kopshte dhe çerdhe. Shqetësimi që kam unë për buxhetin, duhet të shpenzohen paratë publike.
Ai ministër, ai zv.ministër apo zbatues buxheti që nuk përdor paratë nuk mund të rrijë në atë vend. Duhet larguar”,-u shpreh Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

