Braçe: Kompania e markimit të karburanteve shantazhoi qeverinë

 

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaron se koncesionari i markimit të karburanteve, GFI i bëri shantazh qeverisë pasi kërkonte sipas tij, që të markojë naftën bruto në vend.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi GFI e ndërpreu markimin, për pasojë edhe zhdoganimin e naftës, duke bllokuar furnizimin e tregut vendas me karburant gjatë gjithë ditës së djeshme

“Koncesionari ka bërë shantazh ndaj qeverisë. Jemi ne negociata me kompaninë. Nuk tërhiqemi nga qëndrimi ynë. Kompania nuk mund të markojë naftën bruto në vend”, pohon ai.

Në Komisionin e Ekonimisë, Braçe shtoi edhe se në janar do të nisë analizimi i të gjitha kontratave koncesionare, të cilat sipas tij kanë kosto për qytetarët.

Kompania GFI nisi mbrëmjen e djeshme vonë procesin e markimit të karburanteve pasi e mbajti atë të bllokuar gjatë gjithë ditës së enjte, 10 dhjetor 2015, duke rrezikuar ta çojë vendin në një prej krizave më të forta të karburanteve.

Në total, nafta bruto e prodhuar në vend është rreth 1.4 milionë ton dhe vetëm nga ky shërbim, GFI vlerësohet të arkëtojë rreth 10 milionë dollarë.

SHKARKO APP