Brace: Mezi pres të dëgjoj babagjyshin e PD-së për kapjen e Babagjyshëve të Vitit të Ri

Fiks pas një viti nga vjedhja spektakolare në qendrën tregtare “TEG”, policia ka arrestuar grabitësit e veshur si babagjyshë, të cilët grabitën një argjendari. Nërkohë që operacioni është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për këtë sukses të policisë. “Babagjyshët e Teg” në burg! Vidhnin me armë shqiptarët për inat të grekëve! E mbani mend besoj?”, shkruan Braçe, ndërsa shton me ironi se po pret reagimin e Berishës, “Tani, mezi pres të dëgjoj babagjyshin e PD-së ç’do të thotë, apo akuzojë! Po e pres "Vitin e Ri Grida B” të dalë në një konferencë për shtyp”!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?