Braçe paralajmëron rrëzimin e kandidaturës së Nishanit: Guvernatori i ri, nga Këshilli Mbikqyrës

Ndërkohë që dekreti është depozituar në Kuvend, Braçe thekson se do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që do të vendosë nëse dekreti do të merret në shqyrtim apo jo. Por, sipas deputetit socialist, ligji parashikon që Guvernatori të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës, ndërsa vë theksin në bashkëpunimin që duhet të ketë mes institucioneve për një çështue të tillë.

“Vullnetet personale nuk shërbejnë për asnjë gjë. Duhet të ketë një zgjidhje ligjore si për Guvernatorin ashtu edhe për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Çështje të tilla shumë të rëndësishme duhet të zgjidhen me mirëkuptim”, thekson Braçe

I pyetur nëse kjo do të thotë se dekreti do të rrëzohet, kreu i Komisionit të Ekonomisë theksoi se nuk po fliste për emra konkretë apo për dekrete, por për procedurat ligjore për zgjedhjen e Guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës.

Një ditë më parë edhe deputeti tjetër socialist, Pandeli Majko, paralajmëroi rrëzimin e kandidaturës së Gent Sejkos, të paraqitur nga ana e Nishanit.

SHKARKO APP