Braçe poston pamjet nga shkolla ”Murat Toptani”: Një pjesë e fëmijëve po luajnë, të tjetër janë në përplasje

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë në rrjetet sociale një video nga shkollat e Njësisë 5 në Tiranë në ”Murat Toptani”, ku shfaqen fëmijë duke luajtur në oborret e institucioneve arsimore.

Përmes këtyre pamjeve, Braçe përcjell një mesazh qetësie dhe normaliteti, duke vënë në dukje se jeta në shkollat e kryeqytetit vijon, pavarësisht situatës së krijuar nga protestat dhe bojkoti i mësimit, që prej katër ditësh.

“Fëmijët janë mirë, gjithçka është jetë”, shprehet deputeti në videon e publikuar, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga aktivitetet e përditshme të fëmijëve në ambientet e shkollave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Publikimi vjen në një kohë kur protestat dhe bojkoti i procesit mësimor vijojnë, ndërsa Braçe ka zgjedhur të sjellë një tjetër këndvështrim të situatës, duke vënë theksin te mirëqenia e fëmijëve dhe vijimësia e jetës shkollore në Njësinë 5 të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?