Braçe tha se qendra shëndetësore nr. 8 përkohësisht jashtë funksionit, ministrja Sala: Shërbimi mjekësor nuk është cenuar

Në një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala dhe deputetin e PS-së Erion Braçe adresoi një problem të identifikuar në qendrën shëndetësore nr. 8, në rrugën ”Irfan Tomini”. Shërbimi në këtë qendër është pezulluar përkohësisht. Braçe tha se marrja e shërbimit është po aq i rëndësishëm sa aksesimi i tij nga pacientët dhe kërkoi të dinte kur do të rivendoset shërbimi.

”Janë një numër i konsiderueshëm banorësh dhe të sëmurësh kronikë, në moshë të madhe që kanë nevojë për shërbim shëndetësor dhe duan ta kenë sa më pranë vendbanimit të tyre. Është e domosdoshme afërsia me qëllim që të kenë një akses të plotë në shërbimin shëndetësor për elementë jetikë siç janë vizitat, recetat me rimbursim dhe injeksionet për ta dhe për më të rinjtë se ata, veçanërisht fëmijët në një situatë si kjo. Është themelore patjetër siguria, por çdo element i tillë nuk duhet të cenojë aksesin e plotë. Kur do të vendoset shërbimi shëndetësor po përsëri në lagjen ku këta banojnë?”, tha Braçe.

Ministrja Sala tha se ekspertiza ka vlerësuar se siguria në këtë qendër nuk është as në kushtet minimale, ndaj është rekomanduar ndërprerja e menjëhershme përkohësisht. Ajo tha se qytetarët tashmë marrin shërbim në qendrën pranë shkollës ”Vasil Shanto”, gjë për të cilën qytetarët janë njoftuar paraprakisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Godina në qendrën shëndetësore nr. 8 nuk rekomandon kushtet minimale të sigurisë për vijimin e aktivitetit shëndetësor, ndaj është rekomanduar ndërprerja e menjëhershme, e përkohshme dhe rifillimi i tyre vetëm pas marrjes së masave përkatëse teknike e ndërtimore. Siguria strukturore është parakushti themelor për ofrimin e shërbimit shtetëror publik. Komunitetit i është garantuar barazi e shërbimit shëndetësor. Të gjithë banorët janë transferuar në mënyrë të përkohshme dhe ofrohen pa ndërprerje në qendrën ”Vasil Shanto”. Ofrimi u transferua vetëm 850 metra më larg. Ky proces transferimi i përkohshëm është shoqëruar me njoftim paraprak dhe afishim të informacionit në hyrje të godinës”, u përgjigj Sala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?