Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braho: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore. 40 hetues të rinj për BKH. Synojmë uljen me mbi 70% të dosjeve të mbartura

Lajme E premte, 3 Korrik 2026 13:03
Braho: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore. 40 hetues të rinj për BKH. Synojmë uljen me mbi 70% të dosjeve të mbartura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, në raportimin e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u ndal te disa prej prioriteteve kryesore të institucionit për vitin 2025, duke theksuar forcimin e hetimeve, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërkombëtar. Braho vuri në dukje se SPAK ka trajtuar rekomandimet e Kuvendit si pjesë të rëndësishme të konsolidimit institucional, duke i reflektuar ato në përmirësimin e analizës strategjike dhe rritjen e cilësisë së hetimeve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Një nga pikat kryesore ku u ndal ishte krijimi i një grupi pune për analizën e grupeve të krimit të organizuar, si dhe përgatitja, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, e Vlerësimit Strategjik të Kërcënimit nga Krimi i Organizuar. Ky dokument pritet të analizojë strukturën e grupeve kriminale, mënyrën e veprimit, shtrirjen e tyre dhe lidhjet me pastrimin e parave dhe korrupsionin, duke u bërë publik brenda vitit. Në fokus të raportimit ishte edhe analiza e masave të sigurimit për periudhën 2021–2025, për të vlerësuar standardin e kërkesave të SPAK dhe mënyrën e trajtimit të tyre nga gjykatat, me qëllim përmirësimin e praktikës hetimore.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 7 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 7 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 8 orësh

Në fushën e krimeve zgjedhore, Braho bëri të ditur se janë trajtuar mbi 230 materiale dhe janë regjistruar më shumë se 150 procedime penale gjatë viteve 2021–2025, ndërsa vetëm për zgjedhjet e 11 majit 2025 janë administruar 194 materiale dhe 46 procedime penale. Një tjetër pikë kyçe ishte zhvillimi teknologjik në hetime, ku SPAK po zgjeron përdorimin e analizës së blockchain dhe gjurmimit të kriptovalutave, ndërsa aktualisht ka akses në 22 nga 40 databaza shtetërore. Braho theksoi gjithashtu rëndësinë e unifikimit të metodologjisë hetimore, duke standardizuar procedurat për mbledhjen e provave në përputhje me praktikën kombëtare dhe atë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai ndaloi edhe te Strategjia për Reduktimin e Çështjeve të Mbartura 2025–2027, e cila synon uljen me mbi 70% të dosjeve të prapambetura, duke përshpejtuar trajtimin e çështjeve të vjetra pa cënuar cilësinë e hetimeve. Në lidhje me Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Braho bëri të ditur se po përgatitet rekrutimi i 40 hetuesve të rinj, me fokus në inteligjencën kriminale, hetimet financiare dhe krimin kibernetik.

Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, ai raportoi për rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë juridike dhe zgjerim të skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e cilësuar këtë si një element tashmë të përditshëm të hetimeve të SPAK. Braho theksoi se rekomandimet e Kuvendit janë reflektuar në mënyrë konkrete në punën e institucionit dhe kanë ndihmuar në përmirësimin e funksionimit të tij.

/rtsh.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 10 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.