Braho: SPAK të mos hetojë korrupsionin me vlerë 50 mijë lekë, të rritet kufiri

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho kërkoi sot rishikimin e legjislacionit për veprat penale që shkojnë në institucionin që ai drejton.

Braho tha se fasha e veprave të korrupsionit nga 50 mijë lekë të reja, duhet të rritet, pasi kjo, sipas tij, rrit numrin e çështjeve.

“Ngarkesa është e lartë, do rritet dhe më tej, por mendoj se numri 20 i prokurorëve është i mjaftueshëm. Lajmi i mirë është që do fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH. Është një numër i lartë që do ndikojë në uljen e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë. Ka përfunduar edhe procesi i konkurrimit të 10 oficerëve të policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të hapim një procedurë tjetër për OPGJ. Sa i përket ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përvecc diskutimeve që kemi bërë më parë, për disa vepra penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh mendoj që duhet parë, duhet të jetë diçka më e lartë. Është një shumë e vogël dhe rrit ngarkesën. Edhe te prokurimet publike, duhet rritur fasha pasi është e vogël”, tha Braho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?