Braho tregon sfidën më të madhe nëse merr detyrën e kreut të SPAK-ut
Kandidati për kreun e SPAK-ut, Klodian Braho thotë se sfida më e madhe e tij nëse do të jetë në krye të këtij institucioni, do të jetë maturimi i tij, që të kalojë në një fazë të pakthyeshme.
“Qëllim dhe synimi i punës time, është ndjekja deri në fund e çështjes, standardet dhe ndjekja dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Pikë referuese do të jenë institucionet partnere ndërkombëtare. Nuk do të shpikim gjërat. Hetimet e përbashkëta të kaluara, na kanë dhënë mundësi që të kemi eksperiencë dhe gjërat t’i shohim ndryshe.
Sfida më e madhe është që institucioni i SPAK të maturohet dhe të kalojë në atë pikën e pakthyeshme. Mos të ketë më rëndësi se kush shkon prokuror apo zëvendësues, por të ketë standarde. Kjo realizohet duke ruajtur pavarësinë e institucionit, të prokurorëve, dhe duke u rritur institucioni me standarde më të mira”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

