Brenda 2015, ish-të dënuarit mbi 75-vjeç, dëshpërblimin e plotë

Brenda vitit 2015 të gjithë ish-të përndjekurit politikë që janë mbi 75-vjeç do të kenë përfituar dëmshpërblimin e plotë. Kështu deklaroi kryeministri Rama gjatë një takim me ish-të përndjekur dhe veteranë të luftës.

“Në 8 vitet e fundit, e vërteta është se dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë, nuk iu afruan asnjëherë një shume, sa shuma që ne kemi arritur të japim, me gjithë ngarkesën financiare që ne e gjetëm vendin. Dhe në total u akorduan fonde sa 2 këste pagesash. Ndërkohë që sot ne jemi në një fazë ku po ndajmë këstin e 4. Me vetëdijen e plotë se nuk mund të vazhdojmë të dëmshpërblejmë, duke iu ribërë nga e para biografinë, dhe për t’i ndarë, dhe me bindjen se me përpara se sa të mendojmë për të shpërblyer pasardhësit, duhet të shpërblejmë një nga një të gjithë ata që janë ende gjallë, dhe kanë ende gjurmët e ferrit në shpirtin e tyre. dhe ajo çka ne jemi zotuar, sot është në rrugën e realizimit, duke bërë që deri në fundin e vitit të ardhshëm ne të kemi shlyer të gjithë të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç, dhe deri në fund të mandatit, dëmshpërblimin e të gjithë të përndjekurve.”- tha Rama gjatë takimit që u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, në sallën e hartave.

Ndërkohë që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Sportit, Erion Veliaj, i pranishëm në të njëjtin aktivitet deklaroi se javën e ardhshme nis edhe shlyerja e këstit të katërt për ish-të përndjekurit.

SHKARKO APP