Britani e Madhe, për manjatin rus divorc rekord, 536 milion euro për ish bashkëshorten
Një miliarder rus duhet të paguajë 453 milion sterlina, rreth 536 milion euro, për ish bashkëshorten, pas divorcit mes tyre.
E ka vendosur këtë gjykata e lartë e Londrës. 61 vjeçari duhet ti paguajë ish bashkëshortes së tij 41 vjeç, kwtw shumw marramendëse, e cila wshtw njw llogari rekord transmeton tgcom.
Gruaja ka përfituar rreth 41.5% të të gjithë të ‘ardhurave nga martesa’ e çiftit.
Miliarderi rus e ka vënë pasurinë në sektorin e naftës, ndërsa ish bashkëshortja e tij është me origjinë nga Europa Lindore.