Bruksel, ministrja Spiropali nga selia e NATO-s: Shqipëria pret vitin e ardhshëm Forumin e Korridorit VIII

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka njoftuar se Shqipëria është gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII. Ajo u shpreh se së bashku me zv/kryeministrin dhe ministrin e jashtëm italian, Antonio Tajani u dakordësua me Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.

“Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuam me Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026.

Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?