Bujar Leskaj: Bashkëpunim mes KLSH dhe institucioneve homologe turke
Zv/Presidenti dhe gjyqtarë të Gjykatës Turke të Llogarive zhvillojnë një vizitë në Kontrollin e Lartë të Shtetit
Në datën 19 maj, një delegacion i nivelit të lartë nga Gjykata Turke e Llogarive (TCA) zhvilloi një vizitë në Kontrollin e Lartë e Shtetit. Delegacionit kryesohej nga Zv/Presidenti i TCA-së Fikri Özkök dhe gjyqtarët İsmail Gever, Ali Hikmet Tuncer, Halil İbrahim Düzenli, Mehmet Dönmez, Mehmet Bağcaz, Ali Osman Güçlü, İsmail Destan, Nükrettin Parlak, Gazi Kapan.
Kjo vizitë vjen në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis KLSH-së dhe TCA si dhe në vigjiljen e zhvillimit të Kongresit të EUROSAI-t në Stamboll, më datën 22-25 maj, një ngjarje që do të shënojë marrjen e presidencës nga Turqia të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit. Delegacioni u prit në një takim nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj i cili e konsideroi këtë vizitë si një dëshmi të marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Gjykatës Turke të Llogarive . “KLSH ka një vlerësim të veçantë për Gjykatën Turke të Llogarive, si një nga SAI-et partnere që përgjatë viteve 2012-2015 ka dhënë një kontribut spikatës dhe me peshë për modernizmin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, u shpreh Bujar Leskaj.
Në vlerësimin e marrëdhënieve mes TCA-KLSH, Leskaj u shpreh se ky bashkëpunim i ngushtë dhe produktiv është meritë e Recai Akyel, ish-presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive duke shprehur vullnetin për të vijuar bashkëpunimin me Presidentin e ri të TCA-së, z. Seyit Ahmet Baş. Duke uruar delegacionin turk për marrjen e presidencës së EUROSAI-t, z.Leskaj theksoi se mbështetja profesionale që TCA kultivon karshi anëtarëve të EUROSAI-t, dëshmon se Presidenca e TCA në familjen europiane të SAI-ve të jetë një përçues i mirë i angazhimit të EUROSAI-t për zbatimin e Planit Strategjik 2018-2023. “Me këtë frymë, të një bashkëpunimi solid e produktiv, KLSH është e gatshme t’i konsolidojë marrëdhëniet me TCA-n, tanimë në cilësinë e SAI-t qe ka Presidencën e EUROSAI-t”. Nga ana e tij, zv/Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, z. Fikri Özkök falënderoi z.Leskaj për mikpritjen e ngrohtë dhe i transmetoi një përshëndetje të veçantë nga ana e Presidentit të TCA-së, z. Seyit Ahmet Baş, për të konsoliduar më tej bashkëpunimin. Özkök theksoi se marrëdhënia KLSH-TCA ashtë afirmuar si një histori suksesi dhe në këtë prizëm shpreh vullnetin për të zhvilluar edhe në dimensionet e reja të bashkëpunimit që do t’i mundësohen TCA-së si drejtuese e EUROSAI-t. Zv.Presidenti i TCA u shpreh se Kongresi i EUROSAI-t do të jetë një pikëtakimi i veçantë për të diskutuar më hollësisht mbi thellimin e marrëdhënieve KLSH-TCA. Të përfundim të takimit, delegacioni nga Gjykata Turke e Llogarive vizitoi mini-muzeun e KLSH-së, në të cilin gjendet një stendë e veçantë që i dedikohet marrëdhënieve TCA-KLSH.