Burrat kanë gjithçka në këtë ishull-përveç pjesës më të rëndësishme!
Në Ishujt Faroe meshkujt kanë gjithçka, por mungon pjesa më e rëndësishme e tyre.
Burrat lokalë kërkojnë gjetkë në shtete të tjera gra, pasi ishulli ka mungesë të femrave.
Gratë merren larg, në veçanti në Tajlandë dhe Filipine. Por, çfarë do të thotë kjo për gratë që lënë vendet e tyre tropikale për të shkuar në këtë arkipelag që përfshihet vazhdimisht nga erërat?
Gjiganti britanik BBC ka realizuar një reportazh atje dhe një prej grave të ardhura nga larg është edhe Athaya Slaetalid, e cila u zhvendos për herë të parë nga Tajlanda në ishujt Faroe, ku dimri zgjat plot 6 muaj dhe gruas i duhet të ulet vazhdimisht pranë ngrohësit gjatë gjithë ditës.
“Njerëzit më thanë që të dilja jashtë sepse dielli po shkëlqente, por unë u thashë vetëm; Jo! Kam shumë ftohtë”.
Shkuarja në ishull 6 vite më parë ishte e vështirë në fillim për Athaya, ku do të takonte bashkëshortin e saj të ardhshëm Jan.
Burri punonte me një mik, i cili kishte filluar një biznes në Tajlandë, çka shërbeu si ndërmjetës.
Jan e dinte paraprakisht se sjellja e gruas së tij në këtë kulturë shumë të ndryshme, moti dhe peizazhi do të ishin sfiduese.