Burri me emrin Jack Daniels i vë një tjetër emër uiski djalit
Një burrë me emrin Jack Daniels ka vendosur që edhe emri i djalit të tij të parë të ishte një emër pijeje alkoolike. 31-vjeçari amerikan dhe bashkëshortja e tij Lydia ranë dakord që në fillim të lidhjes së tyre se djalin do e quanin Jim Beam, njësoj si uiski amerikan.
Jack Daniels sqaron: “Kur linda unë, prindërit e mi donin të më ngjisnin një emër që të mërziste gjyshërit e mi. Në atë kohë, babai im pinte shumë Jack Daniels dhe vendosi të më quante kështu.”
Bashkëshortja Lydia thotë: “Gjithmonë më ka pëlqyer të bëj gjëra jo të zakonshme. Është e vështirë të gjesh një emër që të pëlqen dhe të mos e ketë njeri tjetër. Ishte ideja e burrit tim dhe pranova menjëherë.”