Bushati-Aliyev: TAP ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë

Projekti i gazjellësit TAP ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë takimit që zhvilloi me ministrin e Industrisë dhe Energjetikës së Republikës së Azerbajxhanit, Natig Aliyev, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Khalaf Khalafov dhe Presidentin e kompanisë SOCAR, Rovnag Abdullayev.

Takimi u zhvillua në kuadër të  vizitës së tyre në Tiranë për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Azerbajxhanit për Masterplanin e gazifikimit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u përshëndet nënshkrimi i këtij memorandumi, duke e cilësuar këtë akt si fillimin për hapat konkrete dhe substanciale të bashkëpunimit për realizimin e procesit të gazifikimit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Bushati vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që hapet me realizimin e projektit TAP.

Gjithashtu, ministri Bushati falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se duhet të intensifikohen kontaktet dhe konsultimet mes dy Ministrive të Jashtme. Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi midis dy ministrive duhet të ketë si pjesë të rëndësishme të agjendës së vazhdueshme aktivitetet në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?