Bushi: Plisi i Bardhë drejt UNESCO-s, kuvend mbarëkombëtar në kalanë e Krujës
Në kalanë e Krujës u organizua kuvendi mbarëkombëtar i besëlidhjes që synon përfshirjen e plisit të bardhë, simbolit historik shqiptar në rrugën drejt mbrojtjes nga UNESCO.
Në Krujë, qindra patriotë me plis të bardhë, nga të gjitha trevat shqiptare, festuan referendumin e besëlidhjes në rrugën për UNESCO të simboleve identitare historike e etno-kulturore.
Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi tha se “ky aktivitet i përmasave kombëtare, nisi në Kalanë e Krujës e më pas në Pallatin e Kulturës”, ku personalitete të ndryshme, studiues e ekspertë paraqitën argumentet historike e shkencore për dosjen e aplikimit të Plisit të Bardhë në UNESCO.
“Ky aktivitet i përmasave kombëtare, nisi në Kalanë e Krujës e më pas në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku” me ekspozitën dhe programin artistik të ansambleve mbarëkombëtare”, tha Bushi, ndërsa i shprehu mirënjohjen Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyqi”, të cilët mbështesin promovimin e vlerave kombëtare.
Aktiviteti u pasurua me muzikë, valle dhe atmosferë festive, ndërsa u vlerësua si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në arenën ndërkombëtare.





KOHA JONË SONDAZH

