Buxheti 2026, deputeti Braçe: Bujqësia dhe industria kanë rënie çdo tremujor

Deputeti i PS-së, Erion Braçe gjatë fjalës në Kuvend për buxhetin e 2026, tha se sektorët si bujqësia dhe industria ka rënie në çdo tremujor. Ai shton se qeveria duhet të marrë masa që të parandalojnë këtë risk. ”Prodhimi i përgjithshëm shkon në 27 mld euro por i fiksuar shumë fort në ndërtim dhe në turizëm. Por aman dy sektorët e tjerë janë risku më i madh. Industria dhe bujqësia janë në rënie për tremujorë të tërë që janë me rënie. Duhet të fokusohemi atje që të bëjmë gjënë e duhur”, tha Braçe.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?