Buxheti 2026 miratohet në Shkodër, reagon Beci: Në Këshill flasim për punë, jo për spektakël politik

Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë dritën jeshile buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, gjatë mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme. Vendimi u miratua me 30 vota pro, 13 kundër dhe 1 abstenim, pas diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës në këshill.

Pas miratimit, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një video nga fjala e tij, ku ka dhënë sqarime lidhur me buxhetin dhe kritikat politike që e kanë shoqëruar procesin.

Beci thekson se buxheti i vitit 2026 është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve reale të qytetit dhe nevojave të qytetarëve, duke synuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte zhvillimi afatgjata. Sipas tij, debati politik është i mirëpritur vetëm kur është konstruktiv dhe i orientuar drejt zgjidhjeve konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Këshill kam folur dhe do të flas për punë, sepse vetëm puna i shërben realisht Shkodrës. Ka gjithmonë vend për kritika konstruktive kur ato i shërbejnë qytetit dhe përmirësimit të punës, jo kur përdoren për spektakël politik”, shprehet kryebashkiaku në reagimin e tij./J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?