Buxheti 2026, Rama për Spitalin Onkologjik: Nuk do të ketë më mungesa, për herë të parë kemi fond për barnat

Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët e Tiranës, në një dëgjesë me ta për të folur mbi buxhetin 2026, por dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre, foli edhe për Spitalin Onkologjik.

Rama tha se për herë të parë do të përfshihet fond për barnat. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizoi edhe se me këtë fond nuk do të ketë më mungesë të mjekimeve për të sëmurët me kancer, duke thënë se kjo nuk do lërë hapësirë që mjekët të përfitojnë dhe të abuzojnë me detyrën, duke iu referuar skandalit të mjekëve në këtë spital një vit më parë.

”Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por ama transformimi është i dukshëm. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar barnat për kancerin. Që do të thotë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë, dhe të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë. Nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? Të rrisim pensione? Patjetër që kemi dashur, por nuk ka qenë mundësia”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?