Bylykbashi para Kryeministrisë: Themelet e shtetit po bien, ditët e Ramës janë të shkurtra

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi i pranishëm në foltoren para Kryeministrisë u bëri apel shqiptarëve që të ngrihen për të rrëzuar këtë qeveri. Ai tha se themelet e shtetit po bien, dhe se ditët e kryeministrit Edi Rama janë të shkurtra.

”Ajo që po ndodh, po trondit themelet e funksionimit të shoqërisë dhe të shtetit. Kjo klikë e Ramës çdo gjë e ka bazuar në kombinimin e korrupsionit e krimit të organizuar përdorimin e shtetit për t’i vjedhur votën shqiptarëve. Është ajo që prodhoi 11 majin. Sot kjo qeverisje po e tregon në sytë e gjithë botës sesi i grabit shqiptarët.

Tumori i korrupsionit të Ramës nuk ka nevojë as për skaner, as për radiografi e biopsi e shohin të gjithë si kalbëzon kjo qeverisje. Po i grabisin ditën për diell duke i parë në sy shqiptarët. Qindra milionë të inceneratorit të Tiranës, Elbasanit e Fierit. Ta ndezim revoltën e shqiptarëve për këtë që nuk është vjedhje, por po bien themelet e shtetit një e nga një”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?