Cani: Kemi kërkuar përshpejtim të punimeve, mund të rialokojmë fondet

 Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi sot se gjatë këtij muaji presim një ritëm të lartë të punimeve në projektet me investime nga buxheti i shtetit.

Por, u shpreh ministri Cani, nëse nuk arrihet të realizohen investimet e planifikuara, fondet mund t’i realokojmë.

Deklarata e ministrit Cani u bë gjatë konferencës “International Economy & Business Doctoral Students Conference”, e cila u zhvillua në mjediset e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Qeveria rialokoi disa fonde në muajin shtator, por ritmi i ngadaltë i punimeve mund ta detyrojë atë të rishikojë sërish buxhetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosrealizimi I investimeve publike, kryesisht atyre me financim të brendshëm, do të jetë dhe objekt i ndryshimeve. Referuar statistikave të Ministrisë së Financave, investimet e me financim të brendshëm për periudhën 11-mujore janë realizuar vetëm 57 % e planit vjetor. Investimet publike për vitin 2014 planifikon në masën 66 miliardë lekëve, nga të cilat 36.1 miliarde me financim të brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?