Celibashi: Bashkëpunimi i KQZ me SPAK ishte i suksesshëm. Task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në përmbyllje të gjithë procesit të zgjedhjeve të 11 majit, teksa më 12 shtator betohen edhe deputetët e rinj.

Ndër të tjera, Celibashi ka folur edhe për task-forcën e krijuar në bashkëpunim mes KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke e cilësuar atë si një shembull të mirë të bashkëpunimit institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve.

“Produkti ishte ky proces zgjedhor që zhvilluam. Mendoj se përtej sarkazmës nga aktorët politikë ndaj këtij bashkëpunimi, jam i bindur se ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partitë politike kanë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, si ndaj KQZ-së, ashtu edhe ndaj SPAK-ut apo Prokurorisë së Përgjithshme, por unë mendoj se impakti ka qenë realisht pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vështirë për ne të themi si do ishte situata nëse nuk do ishte ajo task-forcë, por fakti që ishte aty ka ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit,” tha Celibashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?