Celibashi: Inteligjenca Artificiale do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 9 nëntorit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),  Ilirjan Celibashi,  njoftoi se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të aplikohet për herë të parë Inteligjenca Artificiale (IA) në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Deklarata u bë gjatë konferencës “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore:  Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”,  ku Celibashi e cilësoi këtë si një projekt testues,  pa ndikim në mënyrën zyrtare të numërimit dhe vlerësimit të votave.

Sipas Celibashit,  përdorimi eksperimental i IA ka nisur për, kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore përmes faqes zyrtare të KQZ-së,  asistencë për administratën zgjedhore dhe subjektet e përfshira në process,  lehtësimin e përpunimit të të dhënave dhe aspekteve të tjera teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhjet e 9 nëntorit,  IA do të përdoret për të ndihmuar në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit,  si dhe në nxjerrjen e rezultateve,  por pa zëvendësuar metodën zyrtare të referimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?