Cërrik, Haxhinasto: Çdo vit ikin me mijëra jashtë
Lëvizja Socialiste, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Cërrikut. Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, pasi i falenderoi për pjesëmarrjen në këtë takim, u ndal në situatën aktuale politike. ”Ne jemi LSI-ja, jemi këta që jemi, divizën tonë e kemi që ti shërbejmë qytetarëve. Mendojmë që politika duhet tu shërbejë shumë më mirë qytetarëve. Në qoftë se nuk i shërben qytetarëve nuk është politika për tu dhënë paga deputetëve apo ministrave por politika është që te bëjmë politikë atje dhe të përmirësohet jeta e gjithë shqiptarëve”,-tha ish-deputeti.
Pjesë nga fjala
Sot numri i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri ka rënë. Çdo vit ikin me mijëra jashtë se nuk kanë besim që gjërat bëhen këtu dhe mendojnë që mund të gjejnë një jetë tjetër aty. Ndërkohë që ata duhen të jenë këtu, të kontribojnë, patjetër të lodhen për të ndërtuar vendin dhe mirëqenien por ta shijojnë edhe jetën e tyre edhe jetën e brezave të tjerë. Ne nuk jemi politikanë që janë të ngjashëm me lojtarë të klubeve sportive që sot luajnë për Partizanin dhe nesër shkojnë te Kukësi.
Ne jemi LSI-ja, jemi këta që jemi, divizën tonë e kemi që ti shërbejmë qytetarëve. Mendojmë që politika duhet tu shërbejë shumë më mirë qytetarëve. Në qoftë se nuk i shërben qytetarëve nuk është politika për tu dhënë paga deputetëve apo ministrave por politika është që te bëjmë politikë atje dhe të përmirësohet jeta e gjithë shqiptarëve. Me këtë divizë ne do vijmë gjithmonë tek juve te bindur që kemi mbështetjen tuaj, jemi shumë të sigurt për këtë dhe patjetër ditë më të mira do të na presin, duhet të kemi besim që patjetër gjithë së bashku do të bëjmë gjëra shumë të mira edhe për Cërrikun dhe Shqipërinë.
Ju falënderoj edhe njëherë, se jeni vërtetë edhe shokë ata që janë pjesë e strukturave të LSI-së por jeni edhe qytetarë të jashtëzakonshëm me dashurinë edhe mbështetjen që na jepni vazhdimisht, Faleminderit.