Çfarë e bëri Ermal Mamaqin kaq serioz? Ja çfarë shkruan aktori i humorit (FOTO LAJM)

Të pakta janë herët kur mund ta kemi parë aktorin e humorit Ermal Mamaqi të bëhet serioz, dhe të shfaqet i tillë në publik.

Por përtej shakave të tij të shumta, që ndonjëherë kritikohen se e kalojnë masën, Ermali di të jetë edhe shumë modest dhe të tregohet i kujdesshëm duke theksuar gjërat që vërtet kanë rëndësi në jetë.

Së fundmi ai ka postuar në Instagram një foto ku shihet se si kafshët kujdesen për njëra-tjetrën dhe drejton gishin nga njerëzit, që bëjnë të kundërtën.

“Lum ai që kupton se e rëndesishme është mënyra si dashuron dhe jo kë dashuron. Është me kë e shpenzon jetën, dhe jo kë njeh. Është për gjërat që bën, dhe jo për gjërat që thua. Kto të bëjnë ai që je…”-shkruan Ermali.

Nuk dihet nëse aktori ia dedikon dikujt fjalët që shoqërojnë foton, apo thjesht do të përshkruajë rëndësinë e vërtetë të gjesteve të tilla. Sido që të jetë fotoja ka marrë mijëra pëlqime.

SHKARKO APP