Çfarë e tremb Berishën, nga pritja në Shtëpi të Bardhë?

Nga Mero Baze/Dje mu kujtua diçka që në vitin 1995 më dukej paradoksale. Azem Hajdari, një kundërshtar I vendosur I Berishës, por dhe njohës I mire i tij, debatonte për ditë të tëra me Spartak Ngjelën, dhe ishte I shqetësuar përse Sali Berisha do takohej me Presidentin Klinton.  Ishte gati të bënte çfarë të ishte e mundur që takimi të mos ndodhte.

-Po përse mos të takohen e pyste avokati, mirë I bëhet Shqipërisë…?

-Ka dy probelme thoshte Azemi: E para pas vizitës do na fshijë të gjithëve, e dyta “Ata” do ta njohin kush është dhe do na izolojnë.

Në fakt profecia e tij doli, por jo për shkak se ata  e “njohën” në takim siç profetizonte Azemi, por se pas takimit me Preisdentin Klinton, Berisha përkëqësoi jo vetëm standartet e demokracisë në Shqipëri, por varrosi dhe historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA.

Dje përsëri,  Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pritur në “Shtëpinë e Bardhë”,  kryeministrin e Shqipërisë dhe delegacioonin që e shoqëronte, në një vizitë, e cila ilustron raportet e shkëlqyera mes dy vendeve 25 vitet e fundit. Vizita mbi të gjitha dëshmon faktin se SHBA nuk është lodhur nga dështimet dhe problemet që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar, por vazhdojnë të qëndrojnë të interesuara për Shqipërinë, duke I dhënë shpresë orientimit të fort perëndimor të Shqipërisë dhe tejkalimit të pengesave të krijuara nga mosfunksionimi I demokracisë dhe shtetit ligjor.

Ky është fakti më I rëndësishëm që duhet të gëzoj çdo shqipar për vizitën e delegacionit zyrtar të qeverisë shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, fakti që SHBA nuk n aka braktisur me gjithë këto marrëzi që kemi bërë. Vendet e tjera të rajonit, si Mali I Zi, Serbia, Bullgaria apo Maqedonia kanë një status më të ulët se ne në Uashington, dhe nëse krahason vizitat e qeveritarëve të tyre në SHBA, në raport me Shqipërinë dhe për këtë I duhet të jemi mirënjohës SHBA.

Kryeminstri Edi Rama, që pati fatin të kryesonte këtë delegacion, po bën kujdes të mos e përdor atë politikisht si mbështetje personale për të, por si një shtysë për reformat që pritet të kryen, sidomos ajo në drejtësi dhe për një angazhim më serioz në luftën kundër terrorizmit dhe krizës së emigrantëve.

Por përse është acaruar kaq shumë Berisha dhe disa mbetje fosile të tij në portalet e financuara nga djali I tij?

I vetmi shpjegim është, frika që ka Berisha, se Rama do ta përdor suksesin në Uashington , siç ka bërë Berisha pas takimit me Klintonit në vitin 1995.

Siç dihet takimi Berisha – Klinton në vitin 1995, u pasua jo nga një forcim marrëdhëniesh mes dy vendeve, por nga një përkeqësim ekstrem mes tyre, deri në gjendje lufte në vitin 1997. Sali Berisha refuzoi këshillat e Presidentit Klinton për ç’tensionim të situatës me palën greke, dhe kujdesin për zgjedhjet e lira, edhe pse këshilltarët ja kishin futur në dosje Presidentit Klinton, paralajmërimin se ai mund të mos ishte më fituesi I zgjedhjeve, nëse do të ishin të lira dhe të ndershme.

Pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Berisha ndërmori masat më antidemorkatike që ka ndërmarrë ndonjë herë një lider në Shqipëri këto 25 vite. Ai hartoi një ligj të përjashtimit të gjithë kundërshtarëve politik nga zgjedhjet,(përfshi dhe Kac Islamin), u angazhua në përçarjen dhe defaktorizmin e opozitës dhe futi duart në mënyrë brutale në zgjedhjet e 26 Majit 1996.

Ai refuzoi të priste të dërguarin e Uashingtonit pas përkeqësimit të demokracisë në Qershor të vitit 1996, kur zgjedhjet ishin vjedhur dhe futi vendin në një spirale krize me SHBA, që është me rënda e gjithë historisë së marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve qysh kur janë lidhur marrëdhëniet diplomatike, po të përjashtojmë kohën e Enver Hoxhës. Biles në kulmin e krizës në vitin 1997 ai ka bërë përpjekje të hapura për të vendosur lidhje me linjën radikale islamike të Al Qaidës, nejrëzit e së cilës I kishte strehuar për vite në Tiranë.

Pra vizita e tij tek Presidenti Klinton, u përdor si një leje për shkatërrim të së ardhmes së SHqipërisë, dhe jo vetëm që nuk I solli ndonjë të mirë Shqipërisë, por ekspozoi gjithë problemet e pushtetit të Berishës në emër të Shqipërisë, përballë amerikanave.

Që vizita e Edi Ramës të jetë sukses dhe ngjarje për Shqipërinë, ajo duhet të shërbej për të ndryshuar Shqipërinë, për të miratuar reformën në drejtësi dhe për të avancuar në fuqizimin e demorkacisë dhe shtetit ligjor, me qëllim që Shqipëria të mos bëj asnjë hap mbrapa.

Frika e Berishës se Rama do ta përdor vizitën në Uashington, siç përdori ai takimin me Presidentin Klinton, është normale për Berishën, por dhe mund ta mbaj veten dhe të flas Brenda katër mureve të shtëpisë. Se këto budallallëqe që ka thënë këto 24 orë, në portalet e Zenit dhe facebokun e tij, tregojnë realisht, përse ai është I shqetësuar. Të paktën Basha e ka mbajtur veten dhe ka bërë maksimumin duke heshtur. Problemi më I madh I tij është, se ato nuk I lexojmë vetëm ne që qeshim, por dhe ata që pritën delegacionin shqiptar në Shtëpinë e Bardhë dhe kuptojnë krizën reale të tij.

Edi Rama pati fat që ishte kryeministri I Shqipërisë që u prit në Shtëpi të Bardhë, por fati I tij real do të jetë, se sa do t’ia dal të shtyj përpara angazhimet që burojnë nga një përgjegjësi e tillë. Berisha është më shumë I tërbuar me hijen e së shkuarës së tij dhe atë që e di mirë çfarë ka bërë pas vizitës në Shtëpi të Bardhë, se sa nga detajet e protokollit të Ramës.

Por ai është problem I tij. Shqiptarët përfshi dhe mijëra opozitarë, ndjehen mirë që kanë parë kryeministrin e Shqipërisë në Shtëpi të Bardhë. Por më mirë do të ndjehen kur ta kuptojnë, se atje nuk shkohet vetëm për të dal në foto, por për të ndryshuar fotografinë reale të Shqipërisë. TEMA

SHKARKO APP