Çfarë fiton Miss Universe pas gafës së këtij viti! Foto
Kur Steve Harvey, i ftuari i mbrëmjes në Miss Universe, e kurorëzoi vajzën e gabuar, ky ishte lajmi i parë në mediat botërore. Shumë u ndjenë keq për Mis Kolumbinë, Ariadna Gutierrez, të cilës iu desh t’ia dorëzojë kurorën fitueses së vërtetë, Mis Filipine, Pia Alonzo.
Çfarë humbi Gutierrez përvec titullit “Miss Universe”, kur iu hoq kurora nga koka?
Përfitimi më i madh është publiciteti falas, dhe pavarësisht se Miss Universe s’është ndonjë ngjarje shumë e rëndësishme, me gabimin që ndodhi këtë vit, Gutierrez dhe Alonzo do të marrin mjaft shumë publicitet, shkruan Business Insider.
Përveç vëmendjes nga mediat, Miss Universe merr një pagë vjetore pasi mban këtë titull, merr një apartament luksoz në Neë York, dhe shumë gjëra falas (sidomos rroba dhe produkte bukurie) të cilat ia sigurojnë sponsorët. Paketa e të qenit Miss Universe këtë vit përfshinë:
Pagë vjetore si Miss Universe
Apartament luksoz në Neë York si dhe të gjitha shpenzimet e të jetuarit të hequra
Një vit bursë nga Akademia e Filmit në New York
Një vit produkte të kompanisë CHI Haircare falas
Kurorën me diamante të dizajnuar nga D.I.C
Rroba banje nga Yamamay
Shërbime personale dhe anëtarësi falas në sallonin më të famshëm të bukurisë në Neë York
Fotografi të realizuara nga kosovari Fadil Berisha