Çfarë marrëdhënie e veçantë! Trump “kap” butësisht dorën e Kryeministres (FOTO)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, u fotografuan nga pataracët, duke ecur dorë për dore në Shtëpinë e Bardhë. Kjo pasi, Kryeministrja ëshët e para zyrtare që takon zyrtarisht Presidentit e ri, ku ata përshëndetën një marrëdhënie të rilindur Speciale mes SHBA-së dhe Britanisë, ku Trump këmbënguli se Brexit është “i mrekullueshëm”.

Presidenti tha se ai ishte “i nderuar” nga vizita e zonjës May, dhe se marrëdhëniet mes dy aleatëve nuk kishte qenë kurrë më të forta. Udhëheqësit mbajtën një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Ai sinjalizoi se kishte siguruar zonjën May në lidhje me angazhimin e Amerikës në NATO dhe u zotua për të vazhduar marrëdhëniet e punës mes dy vendeve.

Kryeministrja britanike zbuloi gjithashtu se Presidenti dhe Zonja e Parë e kanë pranuar një ftesë nga Mbretëresha për të bërë një vizitë shtetërore në Britani të Madhe këtë vit.

Por fotot e tyre, që janë parë në një afrimitet, kanë ngjallur debat dhe pikëpyetje. Rrjeti gjithashtu bëri humor edhe me veshjen e May, pasi të njëjtin kostunm, ajo e ka veshur gjatë një takimi me Presidentin Rus, Vladimir Putin në vitin 2016.

R.Shtylla

SHKARKO APP