Çfarë parashikojnë yjet për shenjat zoodiakale në vitin 2015
Dashi
Shëndeti
Rikrijimi dhe ana sëhoqërore nuk mund të duket i lidhur qartë me shëndetin dhe fitnesin, por ato ju sigurojnë një çelës për mënyrën se si të keni një jetë të balancuar mirë në vitin 2015. Nëse ju jeni aktiv, atëherë do të jetë më mirë për ju, për këtë do të duhet të bini dakord me streset e paevitueshme të jetës dhe sforcimet. Viti 2015 do të jetë shumë më mirë në krahasim me një vit më parë. Jupiteri nuk është më kundër shenjës tuaj dhe Saturni formon një trekëndësh të bukur për ju. Do të ketë një rritje në aspektin e formës suaj psikofizike dhe në mënyrën se si do të paraqiteni. Prilli do t’ju gjejë në një formë të shkëlqyer. Do të ketë disa probleme pas mesit të korrikut, ku Mërkuri dhe Venusi në kuadratin e shenjës suaj do t’ju heqin vëmendjen nga forma juaj fizike. Do të riktheheni përsëri në një pozicion të favorshëm për paraqitjen tuaj në fund të nëntorit, kur Jupiteri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Atëherë, do të mund të merrni përsipër një aktivitet fizik, që do t’ju bëjë akoma më të pëlqyeshëm!
Paratë
Ndikimi i mirë i Jupiterit dhe Saturnit do ta bëjë vitin 2015 shumë më me fat për ju në fushën financiare, në krahasim me vitin 2006. Periudha më e mirë për të ndërmarrë iniciativa ekonomike, ose për të bërë zgjedhje të rëndësishme do të jetë 15-ditëshi i parë i majit, kur Dielli dhe Mërkuri do të jenë të bashkuar në shtëpinë e parave për ju. Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, përveç parave që do të mund të fitoni falë favorizimit të pozicioneve astrologjike, do të mund të merrni edhe një shumë plus të dhuruara nga një prind, apo i afërm i juaji, që do të jetë diçka e papritur! Edhe pjesa kryesore e dhjetorit do të jetë me fat, falë trekëndëshit që formohet me Diellin dhe Mërkurin! Pra, ky vit kurorëzohet me fat në aspektin financiar. Ndërsa ju reflektoni për ndryshimet që viti 2015 ka sjellë në sferën financiare, do të shikoni strukturën e thellë që keni humbur, ndërkohë që e kishit gjatë gjithë kohës rreth jush. Ende do të prireni për t’u ngjitur më lart, edhe pse duket sikur keni mbetur në vend. Në fund, do të keni gjetur stabilitetin e nevojshëm për një rritje të vërtetë.
Karriera
Fuqia juaj, energjia e pashtershme që zotëroni në përgjithësi do të thotë se nuk do t’ju mbajë vendi për të ecur përpara. Ambicia e gjallë mund t’ju çojë shumë larg. Prisni një periudhë dymujore të një rritjeje personale dhe një ndjenjë të thellë vetëkënaqësie. Pas gjithë kësaj do të gjeni territore të reja të konsiderueshme për të eksploruar në pranverë. Eklipsi hënor vetëm pak para ideve të Marsit do të sjellë ndryshime të mprehta në misionin tuaj qendror. Nëse ritmi juaj do të jetë i drejtë dhe rrethanat do t’ju favorizojnë, mund të jetë një kohë rritjeje eksplozive. Konkurrentët tuaj nuk mund të kenë shumë rezistencë shansi, kjo do të ndodhë vetëm në rast se do ta lini veten të hutoheni më së koti nga volumi absolut i mundësive që do t’ju jepen dhe që duhet t’i kapni që në ajër, të fokusoheni në to. Fundi i verës do t’ju sjellë një eklips më të fortë dhe një kohë më të qetë e më të ngadaltë. Drejt fundit të vitit mund të ndieni dëshirën për të shkuar përpara drejt së nesërmes. Mundohuni të drejtoni energjinë tuaj.
Dashuria
Prej disa kohësh, edhe momentalisht, dashuria juaj duket sikur ka mbetur në një pikë. Ajo nuk ka qenë e plogësht, ju mund të gjeni të njëjtën kënaqësi nëse “vraponi në një ritëm të ngadaltë, apo të shpejtë në një terren të vështirë”, por gjithsesi ndjeheni nervoz. Në fillim të vitit do të ndjeni se ju ka ardhur një mundësi për të thelluar një marrëdhënie miqësore, apo t’i kushtoni vëmendje një marrëdhënieje, të cilën e keni filluar si një dhuratë që ju takon. Kini kujdes nga iluzionet që mund t’i krijohen partnerit tuaj për idenë se kjo lidhje mund të jetë në një nivel më të thellë. Nga janari në mars jepini vetes kohë të krijoni mundësi për të lehtësuar këtë ndryshim ngacmues. Fundjava të drejtuara në një destinacion të pazakontë, si një i ngrohtë pranvere, apo një park argëtimi i çuditshëm, do t’ju ndihmojë të fokusoheni në shpresat e njëri-tjetrit, megjithëse do të jetë shumë e sikletshme, apo e çuditshme. Rreth mesit të marsit, aftësia juaj për t’u përqendruar mbi anën sentimentale të jetës do të dobësohet në njëfarë mënyrë.
Demi
Shëndeti
Viti i Ri do t’ju gjejë në një formë të shkëlqyer, sepse do të keni pozicion të mirë astrologjik. Do të mund të lëvizni në disa “sektorë” astrologjikë, që do t’ju bëjnë të dukeni tërheqës e të shëndetshëm. Mos ekzagjeroni me sforcimet fizike, përndryshe që në muajin shkurt do të mund të keni një problem me këmbët dhe kaviljet, meqë Dielli dhe Mërkuri prekin ujorin. Në pranverë, sidoqoftë, do të ketë një rritje energjie që do të arrijë kulmin në mes të majit, një kohë ku do të mund të përballoni çdo sfidë. Qetësi deri në shtator, kur do të keni durimin e duhur për të filluar një aktivitet të ri fizik, që do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë me veten. Kini kujdes në 15-ditëshin e parë të nëntorit, ku shumë planetë në shenjën e akrepit mund t’ju krijojnë ndonjë problem. Gjithsesi ato do të zhduken në fund të vitit, kur Jupiteri të jetë më i favorshëm. Familja do t’ju ndihmojë në kapërcimin e çrregullimeve emocionale.
Paratë
Në pjesën e fillimit dhe në atë qendrore të vitit 2015, nuk është koha e duhur për të pasur ide shumë entuziaste për investimin e financave tuaja, apo shtimin e tyre. Vetëm nëse është një njeri shumë i besuar dhe një ekspert që mund të japë këshilla. Do të jetë më mirë që të kufizoheni. Momentet më me fat për ju në fushën financiare do të jenë në fund të majit e në fillim të qershorit, kur Dielli dhe Mërkuri do t’ju ofrojnë ide të mira për të fituar ekstra. Kini kujdes nga shpenzimet e tepërta gjatë verës apo festave! Për fat të mirë pjesa e fundit e vitit, falë pozicionit të mirë të Jupiterit do t’ju shohë përsëri më të kthjellët përsa i përket administrimit të parave! Shumat dhe buxhetet do të jenë në axhendën tuaj në dy muajt e fundit të 2015-s dhe ju mund të veproni me finesë në marrëdhëniet tuaja me partnerët dhe shokët me qëllim për të ecur përpara. Sapo kjo të vendoset, për disa kohë ju do të jeni “i artë”.
Karriera
Muajt e parë të vitit do të shikoni qartësisht një ndryshim për të ardhmen. Mund të mos jetë një vend i ri pune, edhe pse do të kënaqeni me një zhvendosje, por thjesht një udhëtim i zgjatur pune në një pjesë të botës që ju nuk e keni parë kurrë. Nëse nuk keni pasur ndonjëherë rastin të ndjeheni shumë i pavarur, tani është momenti i përshtatshëm për të filluar. Thjeshtësia do të jetë e rëndësishme në të gjitha orvatjet tuaja. Nëse jeni të sigurt se jeni në përputhje me punën, apo profesionin tuaj, kjo ndjesi do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, dhe për më tepër do të gjeni frymëzimin për të çuar karrierën tuaj në një nivel tjetër. Nëse keni dyshime serioze, mendime, atëherë ato do të zmadhohen, sidomos në mes të marsit, kur Hëna do të bëjë që ndjenjat tuaja të shfaqen të papërmbajtura.
Dashuria
Do të zbuloni disa gjëra për veten që nuk i keni konsideruar kurrë më parë. Por mbase më e mira, ju do të zbuloni dimensione të reja të shoqërive tuaja dhe marrëdhëniet me një njeri special. Nëse në udhën tuaj të aventurave lini një njeri të dashur pas, mendimet tuaja do të kthehen vazhdimisht në gjestet e vogla, që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj ndryshe ato që keni pasur më parë. Do të kuptoni se do t’ju mungojë mënyra se si njeriu i dashur i juaji kryen çdo veprim, që nga më i vogli, kthimin e faqes së gazetës, apo mënyrën si ju jep dorën e komunikon për atë që të dy po mendoni. Nëse mund të merrni një njeri të dashur me vete në udhëtim, do të bini në dashuri me këto gjeste përsëri dhe do të pëshpërisni fraza pasioni drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Nëse jeni singëll nuk do të jeni i aftë të fshiheni në vetminë tuaj për shumë kohë. Nga marsi në shtator, mundësi romantike do të fluturojnë në orbitën tuaj.