Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë përfaqësonte burrnesha në kontekstin e kohës së sundimit nga kodet e rrepta zaknore ku femra ishte e përjashtuar?

Kultura E mërkurë, 24 Shtator 2025 11:14
Çfarë përfaqësonte burrnesha në kontekstin e kohës së sundimit nga kodet e rrepta zaknore ku femra ishte e përjashtuar?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Burrnesh ishte çmimi me të cilin një vajzë ishte e detyruar ose e nxitur nga ambicia personale të “shiste” përkatësinë e saj gjinore për të “blerë” të drejtën ekskluzive për të përfaqësuar dhe mbrojtur familjen në një rend sundimi patriarkal.
Pesha që një vajzë merrte në shpinë dhe në shpirt, ishte më e rëndë se pesha e maleve, në gjirin e të cilëve u gjendte ky shteg për të hyrë në botën e të qënit i/e pranuar dhe i përfaqësuar, me të drejta dhe privilegje të kodifikuara nga e drejta zakonore.
Një vajzë që zgjidhte të bëhej burrneshë, bënte një betim solemn dhe të parevokueshëm, me garanci mashkullore, dhe para një autoriteti të rreptë kanunor, për të mos u martuar kurrë dhe për ta harruar një herë e përgjithmonë se çfarë ajo ishte. Ky akt i jepte asaj të drejtën të jetonte si burrë në shoqëri, të përfaqësojë familjen apo fisin në kuvende e logje, të kishte zë dhe të drejtë, aty ku nëse mungoje, lehtësisht të merreshin nëpër këmbë të drejtat dhe po kaq padrejtësisht të shpërdorohej çdo e drejtë nga natyra dhe trashëgimia.
Pas betimit, ajo fitonte një status të ri shoqëror që i tejkalonte kufijtë biologjikë të gjinisë, duhet të merrte një emër mashkullor, të vishej e të paraqitej si burrë, të mbante armë për mbrojtje e nder, të tymoste në shenjë barazimi me burrat, të merrte pjesë në kuvende dhe të shprehte zërin e saj në vendimmarrje, të trashëgonte e të administronte pasurinë familjare dhe të vepronte si kryefamiljare me të gjitha përgjegjësitë e autoritetin që ky rol mbartte. Me këtë akt solemn, asaj i hapej një botë privilegjesh që në rregullat e zakonshme të jetës ishin të rezervuara vetëm për burrat, duke u bërë kështu një figurë e jashtëzakonshme që ndërthurte kufijtë e traditës me domosdoshmërinë shoqërore.
Burrneshat respektonin pa asnjë shmangie rregullat e Kanunit, njësoj si çdo burrë tjetër, dhe mbartnin mbi supe peshën e detyrimeve që ky kod zakonor impononte. Kanuni, por më fort se autoriteti i tij i shkruar, ishin normat e ngulitura të një bote të ndërtuar mbi patriarkatin, ku burri shihej si i vetmi përcaktues i statusit, nderit dhe së drejtës. Brenda këtij universi të mbyllur, pabarazia mes burrit dhe gruas ishte e qartë dhe e sanksionuar: në trashëgimi, në të drejtën e fjalës e të vendimmarrjes, në mbajtjen e nderit e në përballimin e ndëshkimeve. Figura e burrneshës ngrihet si një përjashtim i rrallë e i jashtëzakonshëm, një thyerje e heshtur e kësaj rendi të ashpër. Ajo dëshmon se vajzave, për të hyrë në botën e të drejtave dhe të privilegjeve, iu kërkohej të mohonin identitetin e tyre gjinor, të flijonin feminitetin për t’u bërë pjesë e një realiteti që pranonte vetëm burrin. Vetëm duke u shndërruar në këtë formë simbolike të mashkullit, ato mund të gëzonin të drejta, të fitonin autoritet dhe të njiheshin si zë e forcë brenda shoqërisë.
Në thelb, burrnesha nuk është një institucion i formalizuar nga Kanuni, por një formë e pazakontë rezistence ndaj kufizimeve të tij. Ajo përfaqëson një figurë që mishëron sakrificën për liri, për nder dhe për autonomi në një rend shoqëror ku gratë kishin pak ose aspak zë, varësisht zonave dhe rrethanave, por njëkohësisht bartin nevojën për të marrë mbi vete përgjegjësi të mëdha, si garanci për mbijetesën e familjes dhe ruajtjen e dinjitetit.
Në kodin e pashkruar të maleve shqiptare, aty ku fjala kishte peshën e ligjit dhe ku nderi vlente më shumë se vetë jeta, Kanuni i Lekë Dukagjinit për shekuj me radhë u bë busull morale, juridike dhe shoqërore. Brenda këtij sistemi të hekurt patriarkal, ku gruas i ishte caktuar një hapësirë e ngushtë brenda pragut të shtëpisë, ku ajo nuk trashëgonte pasuri, nuk merrte pjesë në kuvende dhe nuk mund të ruante nderin e fisit me armë në dorë, u shfaq një figurë që e thyen këtë rend: burrnesha.
Ajo nuk ishte një krijesë e Kanunit, as një shpikje e tij, por një përgënjeshtrim dhe një përgjigje e guximshme ndaj tij. Burrnesha mishëronte në vetvete revoltën e zëshme të një shoqërie që, ndonëse e sunduar nga burrat, gjente në këtë figurë një mekanizëm të brendshëm për të balancuar nevojën dhe traditën, edhe pse me metoda që tejkalonin arsyetimin racional. Ajo ishte akt vetëpërcaktimi, një formë e jashtëzakonshme lirie individuale që shndërronte kufizimin në fuqi dhe mohimin e feminitetit në një status të ri, të pranuar e të respektuar nga të gjithë.
Në kontekstin kohor, kur gruas, siç ju kufizua shumëçka, madje edhe e drejta për të qenë e lumtur dhe e përmbushur intimisht, e për më pak të gëzonte privilegjin të pyeste zemrën dhe të dëgjonte trupin, ishte më e lehtë, se ç’është sot, të hiqje dorë nga vullneti i përkatesisë gjinore siç e kishte vendosur krijuese.
Një vajze që zgjidhte të bëhej burrneshë, nuk i duhej të kapërcente ylberin për t’u hedhur përtej këtij kufiri si në ëndërr dhe për tu zgjuar me asete gjinore mashkullore mes këmbëve. Jo, ndoshta ishte shumë më shumë, nëse do të kishim mundësi të pyenim shpirtin e saj dhe të mund të dëgjonim atë zemër që për shkak të rreptësisë së kodeve zakonore, mund ta dëgjonte vetëm nëna, e cila e nxori nga barku i saj si një mallkim nga zgafellat e thella të paragjykimeve dhe ashpërsisë të normave shoqërore.
Për beqari të përjetshëm, dorëheqje nga martesa, vrasje mizore e amësisë dhe “gjymtim” i çdo shenje e identitetit gjinor femëror, asaj nuk i duhej jo vetëm të betohej, por edhe të besonte dhe të jetonte nën nënlëkurën e një identiteti të ri, të zgjedhur vullnetlirë nga imponimi zakonor, por edhe nga ambicia që thërriste atë në këtë sipërmarrje të guximshme.
Ky akt nuk ishte thjesht një zgjedhje personale, por një transformim i plotë shoqëror, një zgjim i vetvetes për të hyrë përdhunshëm në një botë që atë e kishte përjashtuar padrejtësisht.
Ky ndryshim nuk ishte një emancipim në kuptimin modern të fjalës, por një sakrificë e dhimbshme për të fituar të drejta që përndryshe do t’i mohoheshin. Burrnesha nuk kërkonte të sfidonte rendin, por të mbijetonte brenda tij. Ajo nuk kërkonte të ndryshonte Kanunin, por të gjejë një rrugë për të jetuar me dinjitet në kufijtë që ai impononte. Në këtë kuptim, burrnesha është një figurë tragjike dhe heroike njëkohësisht, një vajzë që për të qenë e lirë, duhej të hiqte dorë nga vetvetja.
Kanuni e sanksionon pabarazinë gjinore në mënyrë të qartë. Gruaja nuk trashëgon, nuk vendos, nuk mbron nderin me armë. Por burrnesha, duke u bërë burrë në sy të shoqërisë, fiton të drejtën për të qenë subjekt dhe jo objekt i ligjit. Ajo bëhet dëshmi e gjallë se liria nuk ishte dhuratë, por çmim, dhe ky çmim, për gratë e Kanunit, ishte identiteti, i ri, vetëmohues dhe i pandryshueshëm.
Në një shoqëri ku nderi është më i rëndësishëm se dashuria, dhe ku fjala është më e fortë se ligji, burrnesha është një simbol i fuqishëm i vetëpërcaktimit. Ajo nuk është thjesht një figurë antropologjike, por një metaforë e gjallë për të gjitha gratë që, në mungesë të zgjedhjes, krijojnë vetë rrugën e tyre. Ajo është kujtesë se edhe në sistemet më të ngurta, ekziston hapësira për guximin, për ndryshimin, për lirinë, për të “rrëmbyer” një të drejtë të “mohuar” nga krijuesi dhe nga kodet zakonore, me të cilën të dëshmosh jo vetëm vullnetin për të merituar një status obligues, por edhe për të treguar atë forcë titane karakteri që mishëronte vajza malësore.
Burrnesha, në kuptimin klasik dhe logjikimin racional, botkuptimin bashkëkohor dhe legjitimitetin e barazisë gjinore, ishte dhe mbetet një nga simbole ikonike të sakrificës, të cilën ishte gati ta bënte vetëm një vajzë me shpirtin e madh të përgjegjësisë dhe besimin në aktin sublim të blatimit të vajzë në këmbët e patriarkalizmit përjashtimor.
Foto: Burrneshë në Rapshë të Hotit, Vilajeti i Shkodrës. Foto Durham, fillim shek. 20.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Para 5 minutash
Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 1 ore
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

albert vatajBurrneshaKanunishqiperiaveriu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 2 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 5 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 7 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 12 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.