Çfarë po ndodh te Kryeministria? Vendosen blloqe me tulla
Pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së djeshme në Tiranë, kanë nisur masat për rritjen e sigurisë pranë godinës së Kryeministrisë. Në afërsi të institucionit po vendosen blloqe me tulla, si pjesë e masave të marra pas tensioneve dhe akteve të dhunës që shoqëruan tubimin. Gjatë protestës, disa institucione shtetërore dhe biznese private u bënë objekt sulmesh. Mes institucioneve të shënjestruara ishin Kryeministria, Kryesia e Kuvendit, si dhe ministritë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë. Tubimi u shoqërua gjithashtu me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata pas ngjarjeve të djeshme vijon të mbetet e tensionuar.

