Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 10:26 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem Këto ditë po flitet shumë për ardhjen e çifutëve në Shqipëri. Duket sikur hebrenjtë kanë vendosur të braktisin Izraelin dhe të vendosen këtu. Natyrisht,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë po paralajmëron Blushi me romanin e ri?

Lajme E enjte, 16 Tetor 2025 13:00
Çfarë po paralajmëron Blushi me romanin e ri?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ermal Peci

Çfarë mund të paralajmërojë sot një shkrimtar që e njeh pushtetin nga brenda, kur zgjedh ta sfidojë atë me letërsi? Kjo është pyetja që më ndalet në mendje sa herë dëgjoj se Ben Blushi do të botojë një roman të ri.
Blushi është ndër ata emra që nuk lë askënd indiferent. Disa e shohin si politikan, disa si shkrimtar, disa si inovator në media, ndërsa të tjerë si njeri që e shkatërron gazetarinë. Ka nga ata që e duan, e ndjekin dhe e citojnë, por edhe nga ata që e urrejnë, shpesh pa e lexuar por edhe duke e lexuar. Është një figurë që ndan, por pikërisht në këtë ndarje qëndron dhe forca e tij: Blushi provokon mendimin, jo për t’u pëlqyer, por për t’u dëgjuar.
Në këtë vend, prej më shumë se tre dekadash, kemi mësuar të mendojmë ndryshe në pamje të jashtme, por jo në thelb. Pra prej vitesh, shqiptarët kanë mësuar të mendojnë ndryshe, të flasin ndryshe dhe të veprojnë ndryshe. Është një kulturë e mbjellë në heshtje si pasojë e komunizmit, e pranuar pa zhurmë, por që ka sjellë një çoroditje të thellë në shpirtin e shoqërisë sonë. Kemi ndërtuar një realitet ku e vërteta nuk thuhet më me zë, por pëshpëritet nëpër tavolina. Kemi ndërtuar një kulturë të heshtjes, të frikës nga e vërteta, të pëshpëritjeve që zëvendësojnë fjalën e lirë.
Si lexues dhe ndjekës i mendimit të Ben Blushit, mezi pres çdo roman të tij të ri, sepse ai nuk shkruan për t’u argëtuar, por për të paralajmëruar. Dhe koha, shpesh, i ka dhënë të drejtë. Nga politika tek letërsia, Blushi ka mbetur njeri që i thotë gjërat ashtu siç janë, me një realizëm që shpesh dhemb.
Romani i ri, sipas vetë autorit, duket si një këmbanë alarmi për një shoqëri që ka frikë nga fjala e lirë. Kur Blushi shkruan se “botuesja e parë nuk mund ta botojë sepse nuk e le ai lart”, ai nuk flet për Zotin. Flet për pushtetin, atë të padukshmin, që kontrollon librin, ekranin, opinionin dhe frymën publike. Ky është mesazhi më i fortë i tij: censura nuk është më institucionale, por mendore dhe kur frika bëhet rojtare e vetvetes, atëherë fjala pushon së qeni e lirë.
Zgjedhja që Blushi ia beson dorëshkrimin “një ateisti” nuk është rastësi. Ajo është një akt simbolik. Ateisti në këtë rast përfaqëson njeriun e lirë nga dogmat, nga frika e Zotit dhe e pushtetit. Ai është i vetmi që mund të botojë pa leje, sepse nuk i lutet askujt. Një figurë që qëndron përballë hipokrizisë morale e fetare që shpesh maskon mungesën e guximit qytetar. Kështu, Blushi e kthen ateistin në metaforë të njeriut të lirë, të atij që beson vetëm në të vërtetën.
Ndoshta ky roman do të prekë territore që zakonisht shmangen, si ndërgjegjen, fenë, pushtetin politik dhe ekonomik, tri shtylla mbi të cilat mbështetet një shoqëri . Kur Blushi thotë “nuk e di a do më duhet një i katërt”, pyetja që nënkuptohet është shumë më e thellë: A ekziston më njeriu i lirë në këtë vend? Ai që nuk ka frikë as nga Zoti, as nga shteti, as nga opinioni?
Në fund, kjo “histori e shkurtër” mund të jetë një pasqyrë e gjatë e Shqipërisë së sotme, një vend ku letërsia ende guxon të thotë atë që politika hesht. Ndoshta edhe pse unë mendoj se përmes këtij romani, Blushi nuk po paralajmëron vetëm për pushtetin që kontrollon, por edhe për shoqërinë që hesht.

Mund t'ju interesojë

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Para 1 ore
Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Para 3 orësh
Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Para 4 orësh

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 1 ore

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor
Para 1 ore

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor

Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore
Para 1 ore

Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste
Para 1 ore

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 20 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 18 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
Para 16 orësh

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.