Çfarë presin shqiptarët nga ambasadori i ri?

Nga Irfan Rama

Në Shqipëri ka mbërritur ambasadori amerikan i ri, i cili do të skicojë e implementojë politikën amerikane për vitet e përcaktuara të së ardhmes për vendin e shqiponjave të cilat mpakësojnë ose zmadhojnë shtatin, fluturojnë lart drejt qiellit ose ulen pikiatë deri ngjitas tokës dhe që kërkojnë “karburant” për t’u rinisur, çekuilibrohen hapësirave ashtu kot së koti nga vetë çekuilibrat truvegjël të tyre nga që kërkojnë t’i rrëfejnë njëra-tjetrës se kush është më e madhe ose kush ka vjedhur më shumë ushqim nga ara e milingonave apo zogjve të vegjël të mjerë që s’ka kusht’i ushqejë më mirë. Donald Lu ambasadori amerikan për Shqipërinë është ulur nga “Austrian Airlines” paraditen me diell të së hënës me datë 12 janar 2015 dhe është shprehur për mediat se mezi pret të fillojë punën në Tiranë. Po çfarë presin shqiptarët nga Amerikani më i Ri i diplomacisë së shtetit më të fuqishëm të botës, i shtetit që ulë në tavolina me hir apo pahir shtetet më potenciale të botës duke përfshirë edhe Gjermaninë edhe Francën edhe Britaninë e Madhe edhe Kinën edhe Japoninë edhe Rusinë edhe…. se Shqipërinë e vogël e ka satelitin më të bindur të gjithë universit tokësor veçse me shumë zjarrmi që nuk e din kush nga se krijohet. Është një “big beng” liliput që nuk përrritet e se s’ka Anshtajn të ri që mund t’ia zbulojë rebusin apo mikrorebuset milingonike, apo virusale pa qafë e kokë që zhvillohet në mënyrë karamboleske sa po të gjeje vetëm pakëz kushtëzim. Shqiptarët presin nga i pari i Amerikës në Shqipëri, që t’i ulin palët, pra grupimet politike të djathta e të majta për të vendosur dentantën paqëtuese midis tyre, për progresin e shqiptarëve shumë të mirë në traditë, mikpritje, histori, hershmërizëm autokton civilizues, kulturë, religjion etj, por që është bjerrur këto nja 100 vjet se më parë ka mbijetuar shumë më sakrifikisht, burrërisht e shumë mendërisht. Pavarësisht se shumëdhjetra e dhjetëra parti konseguojnë se kanë ideologji e programime të shkëlqyera, pavarësisht se dikush mund të mendojë se Shqipëria mund të progresojë pa e tërhequr nga kapistalli, pavarësisht se ndonjë shqiptar apo disa mendojnë e komentojnë se përfaqësuesi i Amerikës merr krahë më shumë në Shqipëri se energjia e dhënë nga “White House” atje në Washington Dicy, pavarësisht se dikush thotë se paraardhësi apo paraparaardhësi i tij njëherë ja ngre veshët një lideri e më pas ja nekrotizon, për një arsye apo një tjetër. Sepse lavdërimi dhe sugjerimi pavarësisht nga tonet mbeten gjithherë e kudoqoftë në vendet e civilizuara baza e progresit. Sepse edhe dialektika e mendimit dhe e shkencërimit është vibrative. Shqiptarët presin nga Lu që është nga vendi i ligjit dhe gijotimit të së keqes nëpërmjet zbatimit të ligjit, se më shumë se 80 përqind e shqiptarëve duan zbatimin e ligjit, ndaj për ato njerëz të politikës që për 23 vjet bënë përshesh ndershmërinë, ligjshmërinë, dinjitetin e moralin e shqiptarëve t’i rrëfejë më mirë zbërthimin e ndëshkimit alla amerikan. Shqiptarët presin nga ambasadori amerikan që t’i kujtojë politikës shqiptare se vjen një ditë që çipet që prodhohen me tonelata në SHBA mund t’ja nxjerrin të palarat kalkulimeve matrapazore me njerëzit e drejtësisë, megalomanëve të shtypit, e nëse faktet miliona euro, fabrikat me oxhaqe plot tym, makinat e vilat luksoze i duken të padukshme ose jofakte (?!) që kërkojnë “fakte” drejtësia e epërme e re do të gjykojë vjeturinat e padrejtësisë. Se politikanëve shqiptarë – një pjesë jo të vogël të tyre – i përduken nxjerrurinat e fakteve me video e ekspertiza si rrenshmërina joburrërore e si “shpifje të paskrupullta! Shqiptarët e ndershëm nuk kanë frikë nga survejimi alla britanik që në 300 ditë, një qytetar ishullor është i kapluar nga aparaturat survejore. Shqiptarët presin nga ambasadori i ri i Amerikës që t’i mëshojë nëpërmjet agjencive amerikane të të gjitha fushave, trajnimit të shqiptarëve më të mirë për zhvillimin e logjikës së prakticitetit amerikan në zhvillimin e ekonomisë, projektimeve, turizmit, programimeve kompjuterike, arsimit, shqiponjave të policisë dhe antikrimit, shpejtësisë dhe ndershmërisë së dhënies së drejtësisë, zhvillimit të artit e tjerë që Shqipëria të progresojë me astronominë e mbinormales. Ambasadori i ShBA-së do të merrte urimet e gjithë shqiptarëve nëse do t’i shkurtonte sado pak kohët për hyrjen e Shqipërisë në BE edhe me “shtërngim vidash” në kooperim me partnerët europianë.    

SHKARKO APP